“Je si dhëndër i inatosur! Do mërzitesh në 25 prill!”/ Rama dhe Basha përplasen në distancë: Hajdut i mafias! Vjedhja jote qëndron pas çdo…

0
1

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë, pas konferencës me gazetarët në selinë e PD-së, ku nuk munguan akuzat për qeverinë dhe lidhjet me “mafien e plehrave”.

Ishte Edi Rama i pari që ka ironizuar konferencën e Lulzim Bashës, të cilën e ka quajtur si “sallë dasmash”, ndërkohë që kreun e opozitës e ka cilësuar si “dhëndër të inatosur”!

Ramën ka shprehur habi për Bashës se “mafia po pastron Shqipërinë”. Sipas tij kreu i opozitës do “mërzitet” shumë në 25 prill, pasi sipas tij me investimet në përpunimin e mbetjeve, qytetet shpëtuan nga helmet.

Por lideri i opozitës i është përgjigjur menjëherë po në Twitter, teksa e ka quajtur Ramën si “hajduti i mafies së plehrave”

Basha shkruan në mesazhin e tij se Shqiptarët janë zhytur në skamje, ndërkohë që shëndetësia është në kolpas.

Për kreun e PD-së pas çdo vuajtje dhe dhimbje e shqiptarëve qëndrojnë “vjedhjet e kryeministrit”

Replikat në distancë

Edi Rama mesazhi i plotë

Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul! Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Lulzim Basha mesazhi i plotë

Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.

Leave a Reply