Jack Ma i “Alibaba” ul shumën e aksioneve/ I shet ato për 9.6 miliardë dollarë

0
2

Themeluesi i Alibaba, Jack Ma ka ulur shumën e aksioneve në kompani në 4.8 për qind nga 6.4 për qind që kishte deri më tani, duke i shitur ato për 9.6 miliardë dollarë.

Kjo lëvizje e tij vjen pasi është tërhequr nga pozita e drejtorit ekzekutiv, duke u përqendruar në filantropi.

Kompania e tregtimit online nuk ka zbuluar çmimin mesatar të shitjes së aksioneve, mirëpo vlera e një aksioni të tij është rritur për 40 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Performanca e aksioneve të Alibaba është ndihmuar nga shitja gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Në muajin prill të 2019-së, Jack Ma pas një paraqitje në Komisionin amerikan të Sigurimeve dhe Shkëmbimit kishte deklaruar se ka planifikuar të shes deri në 21 milionë aksione brenda një viti për të mbështetur përpjekjet e tij filantropike.

Leave a Reply