25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Ja se si shkrimi mund të përmirësojë shëndetin mendor të njerëzve

Nga: Christina Thatcher “The Conversation”

Ernest Heminguej thoshte dikur se shkrimtarët duhet të “shkruajnë fuqishëm dhe qartë për atë që dhemb”. Megjithëse Heminguej mund të mos e ketë ditur në atë kohë, sot studimet kanë treguar se shkrimi për “atë që dhemb” mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tonë mendor.

Sot ka më shumë se 200 studime që tregojnë efektin pozitiv të të shkuarit në shëndetin mendor të njerëzve. Por ndërsa përfitimet psikologjike janë të qëndrueshme për shumë njerëz, studiuesit nuk pajtohen plotësisht se pse apo si ndihmon shkrimi.

Një teori sugjeron se mbushja me emocione mund të çojë në shqetësime psikologjike. Prandaj është e arsyeshme të mendohet se shkrimi mund të forcojë shëndetin mendor,pasi ofron një mënyrë të sigurt, konfidenciale dhe falas për të zbrazur emocionet.

Gjithsesi, studimet e kohëve të fundit, kanë filluar të tregojnë se rritja e vetë-ndërgjegjësimit, dhe jo vetëm thjesht zbulimi i emocioneve, mund të jetë çelësi i këtyre përmirësimeve në shëndetin mendor. Në thelb, vetë-ndërgjegjësimi është të qenit në gjendje ta kthesh vëmendjen drejt vetes.

Duke e bërë këtë, ne mund të bëhemi më të vetëdijshëm mbi tiparet, sjelljen, ndjenjat, besimet, vlerat dhe motivimet tona. Hulumtimet sugjerojnë se të qenit më të vetëdijshëm për veten, mund të jetë i dobishëm në disa mënyra. Ai mund të na rrisë besimin dhe të na inkurajojë që të jemi më pranues ndaj të tjerëve.

Kjo mund të nxisë më shumë kënaqësi ndaj punës që bëjmë, dhe të na nxisë të bëhemi udhëheqës më efektivë. Por gjithashtu mund të na ndihmojë që të ushtrojmë më shumë vetëkontroll dhe të marrim vendime më të mira dhe të harmonizuara me synimet tona afatgjata.

Vetë-ndërgjegjësimi është një spektër dhe më praktik, të gjithë mund të përmirësohemi në këtë aspekt. Shkrimi mund të jetë veçanërisht i dobishëm në rritjen e vetëdijes, pasi është diçka që mund të praktikohet çdo ditë. Rileximi i shkrimit, mund të na japë gjithashtu një pasqyrë më të thellë mbi mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe besimet tona. Ja cilat janë 3 llojet e shkrimeve që mund të përmirësojnë vetëdijen tuaj dhe nga ana tjetër edhe shëndetin tuaj mendor:

Shkrimi shprehës

Ai përdoret shpesh në praktikat terapeutike, ku njerëzve u kërkohet të shkruajnë mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me një ngjarje stresuese të jetës. Ky lloj shkrimi synon të ndihmojë në procesin emocional në raport me një situatë të vështirë. Studimet tregojnë se shkrimet shprehëse mund të rrisin vetëdijen për veten, duke ulur përfundimisht simptomat depresive, mendimet shqetësuese dhe stresin.

Shkrimi reflektiv

Përdoret rregullisht në mjediset profesionale, shpesh si një mënyrë për të ndihmuar infermieret, mjekët, mësuesit, psikologët dhe punonjësit socialë që të jenë më efektivë në punët e tyre. Shkrimi reflektiv, synon t’u ofrojë njerëzve një mënyrë për të vlerësuar bindjet dhe veprimet e tyre mbi të mësuarin dhe zhvillimin.

Ai mund të rrisë vetë-ndërgjegjësimin, duke i ndihmuar njerëzit të mësojnë nga përvojat dhe ndërveprimet e tyre. Por edhe mund të përmirësojë marrëdhëniet profesionale dhe personale, si dhe performancën në punë, që janë treguesit kryesorë të shëndetit të mirë mendor.

Shkrimi kreativ

Poezitë, tregimet e shkurtra, novelat dhe romanet, cilësohen që të gjitha forma të shkrimit kreativ. Zakonisht, ky lloj shkrimi përdor imagjinatën, dhe në vend të kujtesës,përdor mjetet  letrare si imazhet dhe metafora për të përcjellë kuptimin.

Shkrimi krijues ofron një mënyrë unike për të eksploruar mendimet, ndjenjat, idetë dhe besimet. Për shembull, ju mund të shkruani një roman fantastiko-shkencor, që përfaqëson shqetësimet tuaja rreth ndryshimit të klimës ose një histori për fëmijë që flet për bindjet tuaja për miqësinë.

Shkrimi kreativ i inkurajon njerëzit të zgjedhin fjalët, metaforat dhe imazhet e tyre në një mënyrë që përshkruan vërtetë atë që ata po përpiqen të përçojnë tek të tjerët. Kjo praktikë mund të çojë në rritjen e vetë-ndërgjegjësimit dhe vetëvlerësimit, si dhe të përmirësojë shëndetin mendor.

Burimi: theconversation.com

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit