8.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteJa pse macet pëlqejnë vende të larta

Ja pse macet pëlqejnë vende të larta

Përgjigjja do t’ju befasojë me thjeshtësinë e saj

Ato kanë nevojë instiktive për ta parë botën nga një vend i lartë.

Macet janë kryesisht grabitqarë që mund ta dallojnë më lehtë prenë e tyre në këtë mënyrë, por edhe për të mos u bërë pre e grabitqarëve më të mëdhenj.

Pozicioni më i lartë u siguron maceve dy gjëra që janë më të rëndësishmet për to – një mënyrë më e lehtë për të gjetur prenë dhe mbrojtjen nga sulmuesit e mundshëm.

Paraardhësit e maceve tona të zbutura i konsideruan degët dhe gjethet e pemëve si kamuflazhin e tyre më të mirë nga rreziku gjatë gjuetisë.

Gjithashtu, nëse keni kafshë shtëpiake të tjera në shtëpi, përveç maceve, siç janë qentë, macja gjithmonë do të zgjedhë një vend më të lartë për pushimin e saj, ku do të jetë e sigurt.

Në familjet ku ka më shumë mace të rritur, shtrirja në pikat më të larta është në të vërtetë një simbol i statusit.

Macja me pozicionin “më të mirë” (më të lartë) konsiderohet dominuese. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që të keni pozicione më të ngritura në shtëpi në mënyrë që të shmangni konfliktet mes tyre.

Përveç që kanë një dëshirë instiktive për t’u ngjitur, macet i duan shkallët vertikale sepse u japin stimulim mendor dhe fizik. Nëse jeni pronar i maceve, atëherë e dini me siguri se sa keq dhe shkatërruese mund të jetë në momentet e mërzisë.

Është e rëndësishme të dini se hierarkia në shoqërinë e një mace përcaktohet nga pozicioni dhe lartësia e saj vertikale.

Ajo mund të jetë e përkulshme, por është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë së maceve. Kështu, shumë lehtë mund të krijoni një pemë për macen tuaj ose të vendosni rafteve në mur me lartësi të ndryshme.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment