8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Ja pasuria e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në bazë të asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duket se pasuria e saj dhe ajo në pronësi të bashkëshortit nuk është edhe aq e vogël.

Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar se ka një banesë, vlera e së cilës është 40 mijë euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar me vlerë 2 mijë e 500 euro.

Osmani-Sadriu posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar edhe pasurinë që është pronësi të bashkëshortit të saj.

Dy shtëpi, një banesë, dhe një garazh janë deklaruar si pronë e bashkëshortit, ndërkaq një parcelë toke e kontraktuar është deklaruar si pasuri e përbashkët e çiftit.

E para e shtetit ka deklaruar edhe një veturë, si pronë e bashkëshortit me vlerë prej 7 mijë euro.

Detyrime financiare, Osmani i ka deklaruar se i ka 10 mijë euro, ndërkaq ka deklaruar edhe detyrime të përbashkëta financiare ndaj personave fizik e juridik në vlerë prej 115 mijë euro, kredi për shtëpinë e blerë në “Marigona Hill”.

Presidentja ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme 6 mijë e 226 euro dhe 6 mijë 175 dollarë.

Ndërkaq bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ka 10 mijë e 731 euro para të gatshme.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit