Ja çfarë u vendos për Fjolla Morinën dhe dy shoqëruesit e saj

0
21

Kanë përfunduar hetimet për këngëtaren e njohur Fjolla Morina. “News24” raporton gjithashtu se është pushuar akuza edhe për dy shoqëruesit e saj Fisnik Sulaj dhe Fitim Muji.

Kujtojmë që 34-vjeçarja u arrestua në Kukës dhe u çua nga Prokuroria në gjykatë ku organ i akuzës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për këngëtaren.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe “armëmbajtje paleje”, nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës.

MARTESA

Biznesmeni Fisnik Syla disa javë më parë i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku do të martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Së fundmi, në media po qarkullon lajmi se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti ka menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri dhe ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Në rrjete sociale Fjolla nuk i kursen momentet e veçanta me partnerin e zemrës, ndërsa sonte ka treguar arsyen për të cilën ata “grinden” më shpesh. E kemi fjalën për peshën e Fjollës, pyetje të cilën duket se këngëtarja ia bën shpesh Fisnikut.

“Zemër, a jom e trashë a?”
Flej tash loqk, nesër përlahem”- është biseda e tyre me nota humori, të cilën Fjolla e ndau në InstaStory.

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply