Ja “aktorët” e titullit të Bajern Mynihut

0
1

Një sezon fantastik ishte ky që sapo mbaroi i Bajernit të Mynihut. Bavarezët fituan titullin e tetë radhazi dhe të 30-in në historinë e klubit. Ashtu si skuadër edhe nga ana individuale, klubi gjerman ishte mbi këdo, ndonëse duke parë emrat e mëposhtëm nuk është aspak surprizë.

GOLEADORI LEVANDOVSKI
34 gola në 34 ndeshje, Robert Levandovski ishte i pandalshëm në këtë sezon. Falë kualitetit të tij individual, 31-vjeçari fitoi trofeun e pestë në karrierën e tij si bomberi i Bundesligës. Ai la pas Timo Vernerin me 28 gola dhe Xhejdon Sançon me 17 gola. Ndërkohë, nga Bajerni, lojtari i dytë që ka shënuar më shumë është Serge Gnabri me 12 gola. Ky ishte sezoni më i mirë për Levën që kurrë më parë nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një vit kalendarik. Më mirë se ai ka bërë vetëm ish-sulmuesi legjendar, Gerd Myler.

MYLER-ASISTMENI
Tomas Myler vendos një rekord të rij për sa u përket asisteve në këtë sezon. 21 herë shërbeu ai për shokët e tij të skuadrës. Ky rekord mbahej nga Kevin de Bryjne. Pas tij renditet Xhejdon Sanço i Dortmundit. Anglezi shkëlqeu me verdhezinjtë edhe pse në fund skuadra e tij u rendit vetëm e dyta. Në renditjen e përgjithshme të asisteve, Myler arriti kuotën 84, askush më mirë se mesfushori gjerman.

joshua kimmichMARATONOMAKU

Joshua Kimmich është pa dyshim lojtari më produktiv i sezonit që lamë pas. Një lider në fushën e lojës, edhe pse vetëm 25 vjeç. Plot 2822 minuta luajti bavarezi në kampionat, duke u bërë lojtari me më shumë minuta lojë. Distanca e përshkuar nga ai është 397.4 kilometra, më e gjata. Kaq është edhe distanca nga Mynihu në Vjenë.

NOJER-MURI
2970 nga 3060 minuta lojë të mundshme ka luajtur Manuel Nojer në këtë sezon për Bajernin e Mynihut. Ky ishte numri më i madh në Bundesligë. Manuel është gjithashtu portieri që ka pësuar më pak gola në kampionat, vetëm 32.

DEJVIS-RAKETA
Alfonso Dejvis vrapoi në ndeshjen ndaj Verder Bremen me 36.51 kilometra në orë duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë. Pas tij vjen Arshaf Hakimi i Borusias së Dortmundit me 36.49 kilometra në orë. Alfonso Dejvis ka qenë pa dyshim një nga anësorët e majtë më të mirë në kampionat për kampionët e Bundesligës. I ardhur para 1 viti nga “MLS”-ja, shumë pak kishin menduar se kanadezi do të arrinte të përshtatej kaq shpejt në skuadrën më të titulluar në Gjermani. Ky sezon foli vetëm për të, falë një paraqitjeje pothuajse perfekte të tij.

Leave a Reply