12.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteJa 5 arsye përse ju pickojnë ju mushkonjat dhe jo të tjerët

Ja 5 arsye përse ju pickojnë ju mushkonjat dhe jo të tjerët

Këto insekte bezdisëse tërhiqen më shumë ndaj 5 tipe personash, ndaj nuk është çudi që ju mund ta gjeni veten në listën e mëposhtme:


1. Ju jeni shtatzënë


Nëse jeni shtatzënë, mushkonjat kanë më shumë gjasa t’ju pickojnë, pasi trupi juaj liron disa aroma unike ndaj të cilave mushkonjat tërhiqen shumë si: dioksid karboni, acid laktik dhe acid uric.


2. Jeni të djersitur


Prodhimi i acidit laktik gjatë kohës që trupi i njeriu djersitet tërheq mushkonjat.


3. Grupi i gjakut


Siç kanë njerëzit ushqime të preferuara dhe mushkonjat duken se tërhiqen më tepër na grupi i gjakut 0. Ndërkohë ai A është grupi i gjakut më pak i dëshiruar nga mushkonjat!


4. Parfumi apo kolonjat e ndryshme


Mushkonjat tërhiqen nga erëra të forta dhe ëmbëlsia e parfumit apo kolonjës.


5. Ju jeni mbipeshë


Dioksidi i karbonit është si karamele për mushkonjat. Nëse jeni mbipeshë, ju prodhoni më shumë dioksid karboni e si pasojë tërhiqni më shumë mushkonjat.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,780FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment