20.5 C
Tiranë
HomeBotaItaliania persekutonte prej dy vjetësh fqinjët shqiptarë/ Vihet në arrest shtëpie

Italiania persekutonte prej dy vjetësh fqinjët shqiptarë/ Vihet në arrest shtëpie

Karabinierët e Modenas kanë vendosur në  arrest shtëpie një 48-vjeçare, e cila prej dy vjetësh persekutonte një çift shqiptar, banues në të njëjtin pallat me të.

Që nga 2018, italiania ishte autore e akteve të panumërta kërcënues e persekutuese për çiftin shqiptar, aq sa i kishte detyruar të ndryshonin zakone e stil jetese.

Persekutimi manifestohej sa herë që shkëmbeheshin në mjediset e përbashkëta të pallatit, ndërkohë që ajo ka bërë denoncime të panumërta për çiftin, të cilat më pas kanë rezultuar një pjesë të pabaza e një pjesë që përshkruanin një realitet ndryshe.

Tani gruaja nuk do të mund të dalë më nga apartamenti i saj pa autorizimin e gjykatës.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment