29.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteItalia mund t’ju japë 28 mijë euro për të jetuar në këto...

Italia mund t’ju japë 28 mijë euro për të jetuar në këto fshatra mahnitës! Ja kushtet që duhet të plotësoni

Rajoni i Kalabrisë po planifikon që të ofrojë 28,000 euro për një maksimum prej tre vjetësh për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatra jo shumë të banuar, me afro 2,000 banorë. E gjitha kjo lidhet me idenë e gjallërimit të komuniteteve ku popullsia ka pësuar rënie.

Sipas CNN vendet përfshijnë fshatra afër detit ose nëpër male ose në të dyja. 

Për të marrë paratë, banorët e rinj duhet të plotësojnë disa kushte:-Të angazhohen për të filluar një biznes të vogël nga e para ose të merren me diçka që ekziston.

-Duhet të marrin lejen e qëndrimit.

-Të jenë maksimumi 40 vjeç.

-Të jenë të gatshëm që të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga aplikimi

Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, tha për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 1,000-800 euro për dy deri në tre vjet. Në të kundërt, mund të ketë një financim për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar – qoftë B&B, restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje