Itali: Zgjerohet vala e përhapjes së infeksionit me ritme të shpejta/ Në 24 orë vdiqën 331 persona dhe u infektuan plot…

0
14

Italia ka shënuar një tjetër rekord për numrin e personave të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve.

Plot 25, 271 persona janë testuar pozitiv, megjithëse numri është rreth 7 mijë më pak se dje. Megjithatë, siç shkruan “Ansa”, janë kryer 43 mije testime më pak se gjatë ditës së shtunë.

Ndërkohë, ka pasur një rritje të lehtë të viktimave gjatë orëve të fundit, duke regjistruar 331 vdekje.

Numri total i viktimave nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 41,750 ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar, përfshirë viktimat dhe të rikuperuarit, ka arritur në 960,373.

Leave a Reply