21.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Ish-gruaja e shefit të Amazonit jep miliarda dollarë donacione për shkak të pandemisë

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, ka dhuruar mbi katër miliardë dollarë për ushqime dhe ndihma emergjente, brenda katër muajsh.

Scott tha në një blog se ka dashur t’i ndihmojë amerikanët që luftojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Humbjet ekonomike dhe pasojat shëndetësore kanë qenë më të këqija për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri”, tha ajo.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë.

Pasuria e saj është rritur për 23.6 miliardë dollarë këtë vit, në 60.7 miliardë.

Shumica e pasurisë së saj vjen nga Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shef i Amazonit, kompanisë më të madhe të shitjeve online.

Scott ka dhënë donacione në mbi 380 organizata bamirëse.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit