Ish-drejtori i shkollës në Babrru tregon skandalin: Ka patur raste të tjera të ábūzimeve s*ksuale, policia dhe ministria kanë qenë në dijeni dhe s’kanë vepruar

0
13

Detaje të reja kanë dalë në dritë për abūzimin ndaj nxënëses në shkollën “Azem Hajdari” në Babrru. Drejtori i pezulluar i kësaj shkolle, Besnik Daci, ka folur sot për mediat duke thënë se ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme me rastin e fundit, por organet kompetente nuk kanë verpuar

Ai u shpreh se, pak kohë më parë ka denoncuar një tjetër rast abūzimi s*ksual, ku ka informuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit, por për nxënësin e denoncuar nuk ishte marrë asnjë masë dhe ishte lënë i lirë.

Pse u kanë pezullar nga detyra?

Jam pezulluar që në datën 2 qershor. Jo për motive ligjore, por me argumentin që do të hetohet dhe do të jem i pezulluar deri në përfundim të gjithë hetimeve të kësaj ngjarjeje. Ndiej përgjegjësi nga ana morale dhe se ngjarje kaq të shëmtuara ndodhën në komunitetin ku jetoj. Së pari, nxënësi i ábūzuar ka mbaruar detyrimet në këtë shkollë që në vitin 2018. Ish-roja e shkollës është larguar nga puna në korrik të vitit 2019. Kur kanë qenë në këtë shkollë nuk kanë pasur asnjë problem dhe nuk ka kontaktuar as me mësuesen kujdesare dhe tek psikologu.

Ka pasur raste të tjera?

Ju sqaroj me cilësinë morale të ish-drejtuesit të kësaj shkolle, unë çdo gjë e argumentoj me të gjitha dokumentet. Ka pasur raste ku janë ankuar nxënësit tek unë dhe kemi bërë dërgimin e çështjes në polici. Çuditërisht nxënësi është kthyer brenda 24 orëve në shkollë dhe ky nxënës ka qenë i implikuar dhe në rastin e fundit. Në kemi bërë denoncimin menjëherë në organet kompetente, por ato e liruan dhe erdhi sërish në shkollë. Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni dhe kemi dërguar të gjitha ankesat me email, por prindërit e nxënëses kanë tërhequr dénoncimin dhe nuk ka vijuar çështja më tej.

A keni kërkuar ndihmë tek autoritetet?

Rikthimi i nxënësit në shkollë u bë me një sjellje të parregullt, spese sikur fitoi të drejtat nga kjo gjë. Unë kam komunikuar me policinë dhe më thanë që do dénonconi vetëm rastet që ndodhin në shkollë dhe jo ato që ndodhin në komunitet.

Leave a Reply