Irritohen ekspertët e Harvardit, dalin kundër masave dhe lëshojnë ultimatum të prerë/ Ja çfarë thonë

0
3

Nga frika e përhapjes së koronavirusit shumë shtete kanë marrë masa kufizuese për parandalimin e COVID-19. Në momentin e shpërthimit u mbyllën Kopshtet dhe shkollat.

Edhe pse kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët, eskpertët e Universitetit të Harvardit janë shprehur se do të ishte më mirë që shkollat të hapen, pasi fëmijët në shtëpi po përballen me rreziqe të tjera.

Joseph Allen, profesor ndihmës i shkencës për vlerësimin e ekspozimit dhe drejtori i Programit të Ndërtesave të Shëndetshme në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit thotë se “më e udhës është të krijohet ambienti i duhur për mbarëvajtje mësimore dhe të mbahen fëmijët në shkolla”, shkruan CNN.

“Unë them se kostoja e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shkatërruese, si dhe ka strategji të provuara të tjera që mund të minimizojnë rrezikun si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha Allen në një video-konferencë.

“Kështu që kur e kemi këtë diskutim për fëmijët që të kthehën në shkollë, duhet ta vendosim atë në kontekstin e kostove individuale dhe shoqërore të të mbajturit të fëmijëve në shtëpi”, shtoi ai.

Fëmijët në shtëpi mund të përballen me probleme fizike shëndetësore, sikurse është qëndrimi gjatë ulur. Problemet e shëndetit mendor, shpesh i përkeqësuar nga mungesa e ndërveprimit dhe lidhjes sociale, shihet gjithashtu si një problem tjetër nga profesori Allen.

Sipas tij, një numër i madh i nxënësve nuk po i vijojnë mësimet online. “Tani kemi një braktisje virtuale, për shembull, kemiBoston, ku 20% e fëmijëve në maj nuk vijonin mësimin”, tha ai. “Ngjashëm ndodhi edhe në Filadelfia, ku vetëm 50% e fëmijëve të shkollës fillore po vijonin përditë mësimin”.

Leave a Reply