I përmendi emrin për pagën e luftës, qytetari nxjerr bllof Ramën

0
13

Kastriot Muka, qytetari, të cilit kryeministri Edi Rama i përmendi emri sa i përket personave që kanë marrë tashmë pagën e luftës, përmes një videoje tregon arsyet e takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Shefi i qeverisë reagoi menjëherë duke ironizuar me postimin e liderit të opozitës dhe duke nxjerrë emrin e qytetarit.

Por ky i fundit pranon se e ka marrë pagën e luftës, por sipas tij biseda me Bashën ka qenë për të ngritur shqetësimin për familjarët e tij, që edhe pas tre aplikimesh nuk e kanë marrë ende.

“Përshëndetje! Unë jam Kastriot Muka, të cilit së fundmi iu përmend emri për pagën e luftës nga kryeministri Rama. Paga e luftës mua më ka kaluar, me vonesë, por më ka kaluar. Por biseda ime me kryetarin e PD Lulzim Basha, atë ditë, nuk ishte vetëm për mua, por edhe për pjesëtarë të tjerë të familjes sime, të cilët zotërojnë një agjensi dhe kanë aplikuar tre herë në emër të kësaj agjensie dhe asnjëherë nuk iu është aprovuar, gjë e cila mund të provohet shumë lehtë pasi në atë agjensi punon edhe djali im”,

tregon qytetari.

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”, shkruante kryeministri duke ironizuar me videon që kishte publikuar Basha.

Leave a Reply