25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

I dha peshk dhe euro ish-zv.ministres/ Avokatja përfundon në spital

E shoqëruar me një makinë policie, ish zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Por ndërsa pritet të caktohet masa e sigurisë për ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani, një incident ka ndodhur në seancë.

Florida Beu është ndjerë keq gjatë seancës dhe një ambulancë ka mbërritur dhe e ka dërguar në spital.

Në sallë vijon të jetë e pranishme Voda dhe avokatja tjetër, Hasani.

Florida Beu akuzohet se i ka dhënë ish-zv/ministres 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit