11.5 C
Tiranë
KryefaqjaBotaHyn në histori! Gazetarja e parë që prezanton lajmet me një tatuazh...

Hyn në histori! Gazetarja e parë që prezanton lajmet me një tatuazh në fytyrë

Gazetarja, Oriini Kaipara ka bërë histori duke u bërë personi i parë që prezanton lajmet televizive me një tatuazh në fytyrë. 37-vjeçarja ka vendosur një moko kauae, një tatuazh tradicional i mjekrës së poshtme të mbajtur nga gratë Maori.

Ajo lexoi lajmet e Newshub Live në orën 18:00 të hënën. Nëna e katër fëmijëve nga Auckland përmbushi një ëndërr të përjetshme dhe u shpreh e emocionuar.

“Është padyshim një hap përpara. Nëse do të kishte një qëllim për mua, do të ishte dhënia e lajmeve në kohën kryesore, dhe kjo ndodhi”- tha e emocionuar ajo.

Tatuazhet e fytyrës dhe trupit maori, të njohura si T? moko, përfaqësojnë trashëgiminë familjare dhe statusin shoqëror të mbajtësit. Për gratë Maori, moko ishte një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera