Humbisni kilogramë duke ngrënë/ Shtoni këtë perimen “magjike” në sallatën tuaj!

0

Pjesë e llojit ombrelifere, finoku është një perime aromatike ashtu si të tjerat e kësaj specieje. Finokët, janë të pasur me shumë benefite përveçse shumë të shijshëm, krokantë dhe të volitshëm në kuzhinë, sidomos farat e tyre.

Kur flitet për finokët dhe vetitë e tyre, është e nevojshme të nisim nga baza që do të thotë se është një perime pa shumë kalori, i përshtatshëm për dietat dobësuese dhe detoksin. Është një perime plot vitamina, kripër minerale dhe vajra esenciale me veti terapeutike.

Finoku ka veti diuretike dhe tretëse sepse parandalon proceset e fermentimeve intestinale. Kjo është arsyeja pse është një ide e mirë ta ktheni në një ritual ditor pirjen e çajit me finok pas çdo vakti, sidomos pas vakteve të rënda.

Finoku ka fuqi ekuilibruese të hormoneve femërore, largon simptomat e bezdisshme premenstruale dhe ato të menopauzës. Është një perime e mirë për organizmin femëror në përgjithësi.

Për të shfrytëzuar sa më mirë vetitë e tij, rekomandohet ta hani të gjallë, në sallata ose thjesht të përtypni një copë finok. Zierja i largon vlerat dhe aromën e mirë. Megjithatë, në supat kremoze dimëore është shumë i preferuar.

Një nga recetat më të njohura me këtë perime, është ajo e sallatës me portokall dhe e shoqëruar me ullinj të zinj.

Leave a Reply