12.5 C
Tiranë
HomeAktualitetHumb kontrollin e motorit, aksidentohet i riu tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”

Humb kontrollin e motorit, aksidentohet i riu tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Një motorist ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke mbetur i plagosur.

I dëmtuari është G.P 25-vjeç dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek​ kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment