Hoxha: Qeveria vepron me dy standarde për bizneset. Ciko: Masat tingëllojnë populiste

0
1

Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë, u shpreh në A2 Business Week se qeveri është duke vepruar me dy standarde me bizneset.“Me keqardhje dua të konstatoj se qeveria vepron me dy standarde. Kur është puna ajo vendos taksa për të vjelë nga biznesi, ajo i implementon menjëherë. Këtu kam parasysh paketën për vjeljen e TVSH-së mbi 2 mln të reja në vitin 2018. Tani që biznesi është në udhëkryq, qeveria ka propozuar ndryshimin e paktës fiskale që është në favor të biznesit të vogël për vitin 2021. Dua ta pyes ministrin se cilat janë sektorët strategjikë që ka zgjedhur qeveria për shkak të situatës së krijuar, kur e gjithë bota ka zgjedhur sektorë strategjik dhe është përqendruar te ato?”, u shpreh Hoxha.Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, reagoi duke thënë se politikat e qeverisë për ekonominë gjatë kësaj periudhe janë të përshtatura edhe me vendet e tjera të botës.“Nuk e di nëse Zeneli po flet nga Anglia apo nga Shqipëria, pasi ndoshta është i paazhurnuar se çfarë po ndodh në Shqipëri. Mund t’iu them se nga 1 janari, Shqipëria është në pararojë të Ballkanit në lidhje me dixhitalizimin e shërbimeve. Deri në fund të vitit, 94-95% e shërbimeve do të jenë online si aplikim. Mos mendoni se kemi ndonjë çelës të artë për të zgjidhur në mënyrë të shpejtë të gjitha llojet e problemeve. Ne po ndjekim një politik të përshtatur, duke ndjekur edhe se çfarë bën bota, për t’u përgjigjur në mënyrën më të shpejtë të mundshme”.Por eksperti i ekonominë, Ilir Ciko, pati një mendim krejtësisht tjetër, duke thënë se masat tingëllojnë si populiste, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve. Ai tha se do të ishte më mirë që të tilla masa të mos merreshin gjatë kësaj periudhe.“Paparashikueshmëria e veprimeve të qeverisë dhe spontaniteti në vendimmarrje është një nga problematikat kryesore të ngritura në mënyrë të vazhdueshme. Ajo që është hedhur në tryezë kohët e fundit dhe ministri e përmendi, që do të nisë nga 1 janari, vërtetë mund të ngjaje si një masë pozitive për biznesin e vogël, por tingëllon më tepër si një masë populiste, e cila i shkon për shtat afrimit të fushatës elektorale. Shpresoj që masat e tilla, të cilat duhet të diskutohen me të gjitha forumet e biznesit, të redukton, pasi në mbarim të mandatit të kësaj qeverie, padyshim që është e nevojshme që politikat ekonomike afatgjata t’i lihen mandatit të ardhshëm politik. Sa i përket masave për biznesin, unë doja të thosha se të dyja paketat e para që janë dhënë kanë qenë kryesisht të natyrës së mbështesë sociale”, u shpreh Ciko.

Leave a Reply