31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Horoskopi javor 7 – 14 qershor!

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime.

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Periudha ideale është të organizoni biznesin tuaj të përditshëm në një mënyrë më të mirë. Edhe pse është një kohë e mirë për punë intelektuale, vëmendja juaj është shpërqendruar për shkak të bashkëpunëtorëve jo të besueshëm ose informacioneve jo të plota. Megjithatë, sigurohuni që përpjekjet tuaja të mos jenë të kota, edhe pse do të prisni edhe pak për rezultatet. Pos kësaj, ky muaj është i mirë për të ndihmuar njerëzit e tjerë në nevojë.

Shëndeti: Bëni një kontroll te stomatologu.

Dashuria: Kjo është një kohë e sfidave kërkuese emocionale dhe nevojës për të stabilizuar jetën e dashurisë. Nëse jeni të etur të dilni dhe të vizitoni ngjarje kulturore, është koha e duhur për të bindur personin tuaj të dashur në çdo veprim të tillë. Atmosfera e joshjes është në favorin tuaj, keni kontroll të plotë mbi situatën, ju mbetet vetëm juve që të bëni hapin e parë.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Për ju, kjo është një periudhë e luftës së madhe, së cilës dalëngadalë po i vjen fundi. Ju mund ta ktheni situatën në favorin tuaj, nëse jeni duke bërë diçka që është krijuese dhe që kërkon imagjinatë dhe ndjenjën e bukurisë. Për t’i kapërcyer të gjitha tensionet është e nevojshme të merrni një vendim të rëndësishëm afarist që e keni shtyrë për një kohë të gjatë.

Shëndeti: Kujdesuni për këmbët.

Dashuria: Kjo është periudha gjatë së cilës do të jeni në qendër të vëmendjes, pavarësisht nëse është fjala për personin e dashur ose për anëtarë të familjes suaj të ngushtë. Në plan të parë janë angazhimi dhe përkushtimi juaj. Edhe pse në këtë mënyrë jeni duke u rikuperuar dhe duke u mbushur me energji, kini kujdes kur sakrifikoni veten në mënyrë që të mos shkojë çdo gjë huq. Mashtrimi dhe intrigat janë të mundshme, veçanërisht nga njerëzit që kërkojnë nga ju ndonjë shërbim ose mbështetje, të cilët kanë qenë e pazakontë për marrëdhënien tuaj deri më tani.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Është koha e duhur që disa ide biznesi të realizohen. Shkarkimet e shumta po vijnë. Për të qenë gati për risitë, është e nevojshme të gjeni masën e duhur në gjithçka. Pavarësisht nga të gjitha përfitimet e këtyre ditëve, mos lejoni që optimizmi dhe euforia joreale t’ju rrëmbejnë.

Shëndeti: Janë të mundshme probleme me sytë.

Dashuria: Lidhja juaj emocionale mund të tronditet rëndë, nëse nuk i kushtoni vëmendje asaj që thoni. Varet nga ju se a do të mbani një sekret i cili, sipas mendimit tuaj, nuk është diçka që duhet fshehur patjetër. Sidoqoftë, nëse pala tjetër këmbëngul që ju të qëndroni diskret, ju mbetet juve ta pranoni atë, të mos gjykoni nëse është e drejtë apo jo. Ky muaj është shënuar nga një krizë e mundshme dashurie që mund të ndodhë nëse jeni të pakujdesshëm.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Ju jeni në formë të shkëlqyeshme kështu që keni një shans për të arritur qëllimet tuaja me lehtësi. Ju po bëni plane për të ndryshuar stilin e jetës suaj, është e mundur që është diçka që keni planifikuar më parë, por nuk keni qenë në gjendje ta realizoni.

Shëndeti: Kontrolloni presionin e gjakut.

Dashuria: Ju do të kontaktoni me një person që vjen nga larg. Nëse tashmë jeni në një lidhje dashurie, kjo është koha e duhur për një udhëtim të përbashkët ose ndonjë lloj tjetër aktiviteti që i relakson kufizimet e mëparshme. Vetëbesimi juaj gjithnjë e më shumë po rritet, jeni të rrethuar nga njerëz miqësorë, si me miq tuaj, ashtu edhe me miq të partnerin tuaj. Megjithëse atmosfera është e mirë, kini kujdes kujt i besoni dhe sekretet e kujt i mbani në mënyrë që qëllimi i dyshimtë i një personi të mos ju sjellë në telashe.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Është më mirë të përdorni këtë kohë për të forcuar pozicionin tuaj ekzistues, veçanërisht nëse bëhet fjalë për financat tuaja. Nëse merrni iniciativën dhe organizoni të gjitha aktivitetet ekskluzivisht sipas mënyrës suaj, suksesi mund të jetë i sigurt. Nëse njerëzit e tjerë ju imponojnë idetë e tyre, ka gjasa të dështoni.

Shëndeti: Probleme të lëkurës.

Dashuria: Në periudhën vijuese, një propozim martese ose një njohje e re romantike është e mundur. Dashuria po bëhet gjithnjë e më e fortë. Nëse jeni në një lidhje, kjo është koha kur çdo gjëje duhet t’i jepet kuptim. Megjithatë, nëse keni qenë vetëm në një romancë kohët e fundit, ju do të keni vetëm mundësinë për të arritur përvoja krejtësisht të reja nëpërmjet një ndërveprimi të theksuar emocional me një person interesant. Varet nga ju se si do të zhvillohen gjërat, pala tjetër është e gatshme për tundime.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Keqkuptimet e shumta, me të cilat do të përballeni këto ditë, nuk do të lënë pasoja të qëndrueshme në biznesin tuaj. Pranoni faktin se jo gjithçka varet nga ju dhe mos u merrni me problemet e të tjerëve.

Shëndeti: Aritmitë janë të mundshme.

Dashuria: Marrëdhëniet e dashurisë, disi, i keni vendosur në plan të dytë, ndërsa vëmendjen e kemi te shoqëria. Një mënyrë e tillë e funksionimit në një marrëdhënie dashurie, në planin afatgjatë, kërcënon të zhvillohet në një marrëdhënie të zakonshme miqësore që zakonisht përfundon në ndarje. Pa marrë parasysh faktin që për momentin ju duket e pranueshme, mendoni mirë nëse përparësi të tilla janë të domosdoshme për ju. Për të marrë dashuri dhe miqësi në të njëjtën kohë, takimet e afërta dhe bisedat e sinqerta janë të nevojshme.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Ndërsa është një kohë e mirë për ide, kjo është një kohë kur jeni të rrethuar nga njerëz që nuk i mbajnë premtimet e tyre. Për të shmangur ndërlikimet, duhet të keni shumë durim. Përdorni intuitën për të zbuluar se idetë e kujt janë të ekzagjeruara dhe të pasinqerta dhe insistoni në argumente konkrete.

Shëndeti: Kujdes nga viruset, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Humori juaj i tensionuar reflektohet në marrëdhënien tuaj me personin tuaj të dashur. Ju dëshironi të ndiheni të sigurt, por nuk keni sukses. Së shpejti do të ketë një ndryshim të dukshëm në marrëdhëniet e dashurisë, por përsëri nuk do të ndiheni i plotësuar. Po të dinit se çfarë dëshironi, problemi do të zgjidhej lehtë. Ju jeni të vetëdijshëm që jeni në një fazë të veçantë, por nuk jeni të sigurt nëse jeni duke e kuptuar mirë. Mos e ngarkoni personin tuaj të dashur me dyshimet tuaja, sepse ato në këto ditë janë shumë të errëta.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Mendoni për një rezultat pozitiv të çdo gjëje dhe mbrohuni me optimizëm nga frika që ju preokupon. Ndërsa jeni duke stagnuar në biznes, është koha të rigrupoheni dhe të bëni një konstruktim të ri financiar që do t’ju japë kohë.

Shëndeti: Dhimbje fyti.

Dashuria: Ju mundon mosbesimi, jo sepse personi juaj i dashur po gënjen ose po fsheh diçka, por çështja është se pritjet tuaja nuk janë reale, nga të cilat assesi nuk mund të shpëtoni. Për të shmangur shqetësimet e mundshme, është e domosdoshme t’i reduktoni pritjet në minimum gjatë kësaj periudhe dhe rishikojeni veten para se të kërkoni arsyet e pakënaqësisë te partneri juaj. Mos harroni se xhelozia e mundshme për veten zbulon shumë dobësi që është më mirë të mos e zbuloni.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Ju i kushtoni shumë rëndësi asaj që ndiejnë njerëzit e tjerë. Kjo ju vë në dukje më shumë sesa jeni të gatshëm të duroni. Po ju preokupon tensioni me të cilin vështirë do të përballeni, andaj do të keni një rënie serioze energjie.

Shëndeti: Problemet e stomakut.

Dashuria: Fusha e marrëdhënieve me personin e dashur është e ngarkuar dhe paksa konfuze. Kohën po e shpenzoni me bisedime të kota me të cilat personit të dashur po i sqaroni diçka, ndërkaq ai bëhet sikur nuk ju dëgjon. Lejoni palës tjetër t’i respektojë qëndrimet e veta dhe jepni kohë që me ju të shohë sa të tepërta janë pritjet e saj. Vizioni juaj i realitetit mund të jetë i pakëndshëm për këdo që nuk ju njeh mirë. Zgjidhja e duhur do të jetë e dukshme vetëm kur bëni një përpjekje shtesë.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Ju jeni të gatshëm për t’i zgjidhur problemet dhe konfuzionin në jetën e dikujt që varet nga ju, me të cilin jeni gjithashtu të lidhur në biznes. Është koha të përballeni me të vërtetën dhe të shihni rrethanat rreth jush në një mënyrë realiste.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Ju përpiqeni pa sukses të përcaktoni kushtet në të cilat jeta juaj e dashurisë do të zhvillohet në të ardhmen. Keni një fazë të re të jetës përpara, të paktën kur bëhet fjalë për marrëdhëniet emocionale. Personi juaj i dashur mund të tregojë një nevojë për liri ose të iniciojë ndryshime në mënyrën e funksionimit të marrëdhënies suaj. Nëse e pranoni ndryshimin dhe tregoni se jeni elastik dhe të gatshëm për kompromis, marrëdhënia juaj mund të mbijetojë. Përndryshe, prisni ndërlikime dhe probleme.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Është e vërtetë që ndryshimet po vijnë dhe ju e ndieni atë shumë mirë, por është e nevojshme të prisni edhe pak kohë dhe të mos nxitoni me vendime. Nëse, megjithatë, kënaqeni me euforinë aktuale, ka disa gjëra që do të sjellin gjithçka në pikëpyetje.

Shëndeti: Dëmtimet shëndetësore janë të mundshme.

Dashuria: Do ta rishikoni situatën dhe do të zhvilloni biseda stresuese me personin tuaj të dashur. Është e mundur që të mësoni detaje të reja që nuk i keni vërejtur më parë. Keni tendencë të ekzagjeroni gjithçka, madje edhe problemet. Bëni kujdes me pritjet tuaja, shpresat joreale ju çojnë në zhgënjim. Nëse do të jeni autokritikë dhe të sinqertë me personin tuaj të dashur, por edhe me veten tuaj, romanca juaj do të forcohet. Kujdes nga gënjeshtrat.

PESHQIT

Puna: Ndiheni të bllokuar, sepse prisni të realizoni diçka që e dini se është e sigurt, por kurrsesi nuk po ndodhë. Kini kujdes, një lëvizje e gabuar mund t’ju çrregullojë ndjeshëm në planin afatgjatë. Përdorni ndihmën profesionale të zyrtarëve në punën tuaj.

Shëndeti: Dhembje shpine.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, çdo shpresë e rreme ose pritje e ekzagjeruar patjetër duhet të korrigjohet. Në thelb, borxhet që ju kanë shtyrë ju detyrojnë të ktheheni në vlerat e duhura, në jetën familjare dhe marrëdhëniet me një person të dashur. Tregoni mirënjohje, por mos flisni hapur, sepse nuk do të kuptoheni në mënyrën e duhur. Personi juaj i dashur dëshiron të shohë vepra konkrete, të mos dëgjojë më teori se çfarë dëshiron të realizosh.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit