12.5 C
Tiranë
HomePolitikeHerë i quan "llum" e herë "letra të mbyllura në kasafortë"/ Pengu...

Herë i quan “llum” e herë “letra të mbyllura në kasafortë”/ Pengu i Ramës fyen anëtarët e PD

Nga Bujar Nishani:

Pengu i Edi Ramës strehuar në zyrat e Partisë Demokratike vijon të fyejë anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar, votuesit e kësaj partie, mijëra burra e gra, djem e vajza që kanë vendosur ta shpëtojnë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës.

Të etiketosh ata mijëra delegatë si “letra të mbyllura në kasafortë” tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën.

Pengu nuk i thotë dot publikut se cili nen i statutit i kërkon Kryetarit, Sekretarit apo Kryesisë të verifikojë emrat e delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar ?

Cili Nen ? Nuk ka !

Si ne çdo rast verifikimin e prezencës dhe mandatin e delegatëve e realizon Kuvendi Kombëtar ditën që mblidhet.

11 Dhjetori i Ri po afron me shpejtësi !

Çlirimi, ringritja, bashkimi e forcimi i Partisë Demokratike do të nisë dhe pengu do ti njohë më në fund edhe demokratët e vërtetë, të cilët ka refuzuar ti njohë, ti takojë, ti respektojë e nderojë për tetë vite me rradhë.

Tani herë i quan “llum” e herë “letra të mbyllur në kasafortë”.

11 Dhjetori do ta ndihmojë edhe pengun të njohë demokratët !

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë !

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment