24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Hazard thyen heshtjen pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve

Eden Hazard ka lëshuar një falje të përzemërt për tifozët e Real Madridit pasi ai u kritikua për qeshjen dhe përqafimin me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të ekipit të tij nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi belg u prit me reagime të mëdha nga media spanjolle pas eliminimit të Real Madridit nga Chelsea.

Hazard, u kap duke nga kamerat duke qeshur dhe përqafuar lojtarët e Chelseat pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

Ish-ylli i Chelseat është kritikuar gjerësisht për mungesën e ndikimit të tij te Reali, pavarësisht se ishte i shumicën e kohës i dëmtuar që nga ardhja e tij te Mbretërit në vitin 2019.

Reagimi polarizues i Hazardit pas ndeshjes madje ka çuar në raporte në Spanjë që pretendojnë se Real Madridi është i gatshëm ta shesë atë në afatin kalimtar të verës.

Tani, përfaqësuesi belg ka thyer heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’u kërkuar falje tifozëve të klubit mbretëror.

Duke postuar një ‘story’ në profilin prej 27 milionë ndjekës në Instagram, Hazard këmbënguli se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte tifozët e Real Madridit.

“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madridit”.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin dhe kam ardhur këtu për të fituar”.

“Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku ne tani duhet të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid!”, ka shkruar Hazard në Instagram.

Ndryshe, Hazard këtë sezon ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje, duke shënuar tri gola, ndërsa në total me Realit ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar vetëm katër gola. 

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit