Guvernatori i BSH, Sejko: Shtyrja e kësteve të kredisë, janë aprovuar 95% e rasteve të aplikuara

0
1

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli sot për pasojat që solli në ekonomi virusi Covid-19. Në një deklaratë për mediat zoti Sejko u shpreh se ecuria e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e kësaj pandemie. “Covid-19 dha një goditje të gjithanshme në ekonomi,” u shpreh Sejko, ndërkohë që shtoi se janë ndërmarrë masat për inkurajimin e shtyrjes së kësteve të kredisë.

“Klientët kanë preferuar të mos aplikojnë për një shtyrje të dytë 3-mujore. 95% e rasteve që kanë aplikuar për shtyrje të kësteve janë aprovuar. Janë 23 mijë raste. Paketat fiskale kanë ndihmuar në zbutjen e pasojave ” tha Sejko.

Leave a Reply