Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Këstet e kredive mund të shtyhen edhe pas 31 majit

0
37

Kreu i BSH foli edhe për garancinë sovrane të ofruar nga qeveria dhe bankat për biznesit. Ai tha se janë miratuar rreth 8.5 milionë euro, dhe pritet miratimi ende i 300 aplikimeve për të parë sesi ka ecur ky instrument financiar. 

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ka dhënë lajmin se kreditë për bizneset dhe individët mund të shtyhen përtej datës 31 maj. Gjatë një deklarate për shtyp nga Banka e Shqipërisë, Sejko tha se turizmi, fasonet kanë nevojë për shtyrje dhe kjo do të realizioht duke parë shifrat.

“Rritja e borxhit publik është një kosto e pranueshme. Biznesi privat duhet të jetë fleksibël. Ne po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, jemi duke parë shifrat, ndikimi që ka në sektor shtyrja e kësteve dhe mundësia e një reagimi nga Banka e Shqipërisë. Po marrim në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive, mund t’u lehtësojmë, një ristrukturim më afatgjatë, por bazuar te cikli i bizneseve. Psh turizmi një sektor më i goditur mund të ketë nevojë për një ristrukturim apo i fasonëve.”-tha Sejko. 

Kreu i BSH foli edhe për garancinë sovrane të ofruar nga qeveria dhe bankat për biznesit. Ai tha se janë miratuar rreth 8.5 milionë euro, dhe pritet miratimi ende i 300 aplikimeve për të parë sesi ka ecur ky instrument financiar.

“Garancia sovrane për biznesin akoma nuk është përfunduar, normalisht do të shikojmë efektin kur të prezantohet, për momentin bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve. Kemi rreth 70 raste të aprovuara, 8.5 mln euro, por ka edhe 300 aplikime të tjera në proces. Është një garanci po elaborohet në sistemin bankar. E dyta do të shikohet kur të bëhet e vlefshme, edhe ne më pas do të kemi një ide më të qartë.

Ne e kemi theksuar, efektet do të jenë të forta në ekonomie, si në të gjithë botën. Parashikimet janë për recesion. Ne jemi të qartë për këtë pjesë. Ne duhet të kemi parasysh që është goditje kalimtare dhe të marrim masat tona, që të na gjejë sa më të përgatitur për t’u ringritur sa më shumë. Duhet të ruajmë zinxhirin e prodhimit, me sa më pak falimente. Ruajtja e stabilitetit financiar dhe e çmimeve janë prioritetet. Ekonomia pati edhe një goditje tjetër nga tërmeti, dhe ne kishim parashikuar më parë një rritje 3-4%, por efektet e kanë përkeqësuar dhe ne jemi në të njëjtat terma si FMN dhe BB për nivelet e recesionit. Ka një pasiguri të lartë në parashikime. Shpresojmë që hapja do të jetë graduale dhe një rritje në sektorin e turizmit që është çelës.”-u shpreh ai. 

Qeveria Shqiptare vendosi shtyrjen e kredive me tri muaj për bizneset dhe individët pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Akti nuk u prit mirë nga bankat, të cilat vijuan të kërkonin këstet e kredive. Akti normativ detyrues për të pranuar shtyrjen e kredive ka sjellë tashmë fundin e muajit maj si afat për të rinisur pagesat, por ende ekonomia nuk është hapur plotësisht. Goditje deri më tani ka marrë dukshëm biznesi i vogël, ku përfshihen dyqanet e rrobave, aksesorëve dhe jo vetëm, si dhe turizmi, call-centerat dhe tregu imobiliar.

Lini një përgjigje