Greqia shtyn afatin e bllokimit për kalimin kufitar në Kapshticë/ Ja deri kur do jetë mbyllur

0
36
kapshtice

Greqia ka shtyrë afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 8 mars.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Lini një përgjigje