9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Globe Socccer Awards 2020, Cristiano Ronaldo “ lojtar i shekullit”

Bayern Munich për vitin e kaluar, Real Madridi në historinë e futbollit, dhe Cristiano Ronaldo që “eklipson” Leo Messin. Ky ishte verdikti i Globe Soccer Award 2020, që i shpërndanë në Dubati. Këtë vit, përtej më të mirëve të sezonit, u shpërndanë edhe çmime “definitive”, si ato të shekullit.

Bayerni dominoi klasifikimin e vitit pothuajse në çdo kategori. Ekipi bavarez, fitues i edicionit të fundit të Champions League, u cilësua si “ekipi i vitit”, trajneri i tij Hans-Dieter Flick si trajner i vitit dhe bomberi polak i gjermanëve, Robert Lewandowski, si “lojtari i vitit”.

Në çmimet e shekullit beteja ishte mes Real Madrid dhe Barcelona, ku madrilenët morën çmimin më prestigjioz, atë të ”ekipit të shekullit”, ndërkohë që Cristiano Ronaldo, i pranishëm në Dubai me të fejuarën Georgina Rodriguez, morri atë të ”lojtarit të shekullit”. Edhe agjenti i tij, portugezi Jorge Mendes, u vlerësua si “menaxheri i shekullit”.

Barca u ngushëllua, por vetëm pjesërisht, me titullin e dhënë Pep Guardioles si trajner i shekullit, ku fitoret më të mëdha u arritën pikërisht me blaugranat.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit