Gjunkshi: Lleshaj keqpërdori takimin në Dibër, gjuhë me kanabis në sy të vajzave të mitura

0
2

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar fjalimin e mbajtur nga ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili në prani të fëmijëve sot në një takim në Dibër, foli për kanabis.

‘Sot në Dibër ishte Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Nuk ishte për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë si mision i policisë së shtetit.

Ishte më shumë si Ministër i Bujqësisë, pasi edhe vend takimi ishte në një pemtore me qershi…

Në fakt foli dhe kërcënoi me “burg” qytetarët, policët, kryepleqtë që nuk do raportojnë kanabisin e mbjellë, a thua se nuk e dinë të gjithë se asnjë bimë nuk mbillet pa dijeninë, mbrojtjen e policisë.

Një gjuhë të tillë mund t’jua kishin kursyer këtyre vajzave të vogla!

Kërcënimet me burg, apo gjobat milionëshe të IKMT, shkatërrimet me fadroma, apo përdorimi i tritolit për ngjarje kriminale nuk ishte një diskutim i denjë për një takim me fëmijë.

Gjithkush e sheh reagimin në shprehitë e fytyrës së tyre.

Ky nuk ishte një takim për të drejtat e fëmijëve, inagurim shkolle apo policimi në komunitet, mund ta kishe kursyer Orkidean këtë “lule zonjën” dhe ato dy vajzat e vogla.

Në konakun e burrave të Mirditës nuk besoj se ka vend për fëmijë, e në Dibër kur të fusin te konaku i “cullve” (fëmijëve) kuptoje se ku ke ra.

Zoti Lleshaj para se të bësh propagandë para atyre pesë zyrtarëve që nuk kanë gojë të flasin, kërko llogari pse ato dronët që flisni në media nuk kontrollojnë luginën e Drinit nga ura e Topojanit deri në urën e Dodës ku lulëzon hashashi.

Raporti i OKB që e rradhit Shqipërinë në vendin e 6 në botë për prodhimin e kanabisit ju nxjerr zbuluar, falë “propagandës” tuaj tashmë nuk mbillen vetëm kurorat e maleve por e gjithë lugina e Drinit.’

Leave a Reply