11.5 C
Tiranë
KryefaqjaShowBizzShowbiz nga BotaGjon’s Tears apo Loredana? Ja cili artist shqiptar rrëmbeu çmimin “Performuesi më...

Gjon’s Tears apo Loredana? Ja cili artist shqiptar rrëmbeu çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

Mbrëmë është mbajtur ndarja e çmimeve muzikore MTV Europe Music Awards 2021.

Në mesin e fituesve ishte edhe artisti shqiptar, Gjon’s Tears, i cili fitoi çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”.

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar ndër tjera Gjon përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë që në këtë kategori ai ka garuar përkrah artistes tjetër shqiptare, reperes Loredana.

Ndërsa, nominimet në këtë ceremoni i udhëhoqi Justin Bieber, me gjithsej tetë të tilla.

Ndërkohë, në mesin e shumë yjeve që shkëlqyen në tapetin e kuq të MTV EMA ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera