20.5 C
Tiranë
HomeAktualitet“Futeni pak atë mikun, por jo deri në…”/ Mirela Kumbaro e pushoi...

“Futeni pak atë mikun, por jo deri në…”/ Mirela Kumbaro e pushoi nga puna në Teatrin Kombëtar, Mariana Kondi i drejtohet: Do të vijë dita! Karma është…

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi është shprehur se në artin shqiptar ka shumë brryla. Gjatë një interviste televizive, Kondi zbuloi se është hequr padrejtësisht nga puna në Teatrin Kombëtar, kur ministrja e atëhershme e Kulturës drejtohej nga Mirela Kumbaro, kjo e fundit aktualisht është ministre e Turizmit.

Aktorja e njohur theksoi se akoma, sot e kësaj dite, nuk e di arsyen përse u hoq nga puna, ndërsa iu drejtua ish-ministres Mirela Kumbaro: “Do vij një ditë, jo vetëm për ministren e asaj kohe, por për të gjithë ata njerëz që kanë bërë dëme të mëdha në këtë vend sepse është karma, karma is…… beautiful”.

Mariana Kondi tha se në art duhet të vijë meritokracia dhe se “ata që fusin miq, duhet të mos shkojnë aq larg sa për ta hequr nga puna dhe t’i marrin rolet”.

“Ka shumë, shumë brryla edhe në art, kudo janë, por tek ne, por këtu janë më të fortë. Jashtë është më pak, kanë problemet e tyre por më pak.

Unë nuk ndodhem më në Teatrin Kombëtar, largimi im nga puna është çudi edhe sot. Kush do ma zgjidhë këtë gjë mua. Më ka marrë malli jashtë mase të ngjitem në teatër.

Gjithmonë më ka ndjekur fati. Kur më hoqën nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di psë-në? Se për farë më hoqën nga puna, akoma nuk e di. Përshëndes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj motër dhe mua vu rolet. Më thonë: Moj Mariana po si shpjegohet që të hoqën që andej dhe ti role prap bën. Do vij një ditë, jo vetëm për ministren e asaj kohe, por për të gjithë ata njerëz që kanë bërë dëme të mëdha në këtë vend sepse është karma, karma is…… beautiful.

Ata që fusin miq të më heqin mua nga puna, futeni pak atë mikun por jo deri në largimin nga puna. Ti bëj dëm, por jo kaq të madh sepse edhe unë tek tuk mund të kem bërë dëm, por të vogël, të gjithë mëkatarë jemi në këtë botë. Të futen miq me heq role, jo kaq shumë ore.

Duhet të vije meritokracia edhe në art, sepse kështu është gjëja e bukur kur e meritojnë vërtet njerëzit”, tha aktorja e ftuar në “Fol me mua” në Fax News.

Burimi: Faxweb

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment