11.5 C
Tiranë
KryefaqjaSportFutbollistin shqiptar e ngatërrojnë me femër, e gjobisin sepse nuk kishte…

Futbollistin shqiptar e ngatërrojnë me femër, e gjobisin sepse nuk kishte…

Shpejtim Arifi është trajneri i futbollit të skuadrës së Persepolisit në Iran. Së fundmi ai është ndaluar nga policia për një motiv qesharak. E kishin ngatërruar, duke menduar se ishte vajzë, për shkak se ai mbante folkët e gjata. Nga kjo gjë Arifi kishte marrë edhe një gjobë, me argumentin se nuk kishte vendosur hixhab (mbulesën fetare muslimane).

Ky rast është bërë tepër viral, duke shkaktuar edhe shumë të qeshura tek të gjithë.

“Ne kemi policinë e trafikut dhe të moralit, në këtë rast ishte e hixhabit për gratë. Unë isha me një mikun tim me makinë dhe diku 15 më vonë pasi ne kishim dal pam një gjobë se pse nuk kishim vënë hixhab. Ne filluam të qeshnim se nuk kishte asnjë zonjë. Ata nuk panë që ne kishim mjekër.

Unë kam 10 vjet që jetoj në Iran dhe drejtoj skuadrën e Persepolis. Nuk ka asgjë të veçantë të mbash flokë të gjatë se jetojmë në 2022. Familja ime jeton në Preshevë dhe çdo herë që kthehem, babai im më thotë: ‘Shpejtim tani je i rritur, besoj se duhet t’i presësh flokët e gjata. Je burrë dhe nuk je më grua”, rrëfeu Arifi për ABC.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera