Frekuentoi disa lokale, infektohet me koronavirus 23-vjeçari në Ksamil

0

Koronavirusi ka prekur edhe qytetin e Sarandës. Raportohet se është infektuar një 23 vjeçar me banim në Manastir, Ksamil.  I riu, i cili ka shfaqur simptoma është nisur menjëherë drejt spitalit “Covid 1” në Tiranë.

DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të cilët janë karantinuar. 23-vjeçari nuk kishte dalë jashtë qytetit, dhe ditët e fundit kishte frekuentuar disa kafene në Ksamil, shkruan “Ora News”

Ndërkohë dy rastet e reja në Vlorë që janë shënuar sot kemi të bëjmë me një person, i cili jeton në qytetin e Vlorës, kontakt i personave të mëparshëm. Dhe një grua nga kryeqyteti, e cila së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar me pushime në Dhërmi.

Leave a Reply