24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

FOTO/ Ndërtimet në Tiranë janar-mars 2021, vrulli i ndërtimeve dyfishohet

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4%. Bashkia e Tiranës ka lëshuar 74 leje, të cilat përbënin 28.6% të totalit.

Por sipërfaqja e ndërtimeve të reja u rrit me ritme më të shpejta. Sipas lejeve që i takojnë tremujorit të parë do të ndërtohen 599,446 metër katrorë në të gjithë vendin me një rritje 80% në raport me vitin 2020, por 73.7% e kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet në Tiranë.

Të dhënat mbi lejet e reja sinjalizojnë, se zhvillimet në sektor do t’i afrohen rekordit të vitit 2019. Në tremujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim në të gjithë vendin ishte 13% më e ulët se rekordi i tremujorit të tretë 2019, ndërsa në Tiranë ishte 21% më i ulët.

Kryeqyteti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta sidomos në objekte të luksit me kulla shumëkatëshe kryesisht në zonën e qendrës, ndërkohë që emigracioni i lartë dhe rënia e lëvizjeve, po tkurrin ritmin e rritjes së popullsisë së Tiranës. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, kurse në vitin 2018, Qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit