(FOTO) Disa javë pas arratisë/ Bëhet e “gjallë” Fjolla Morina, shpreh hapur përkrahjen për kandidatin për kryeministër të Kosovës

0
25
Fjolla

Pas arratisë disa javore, këngëtarja Fjolla Morina është bërë dje e “e gjallë” duke postuar në rrjetet sociale.

Ajo ka shpërndarë në “Instastory” një foto nga tubimi i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti me mbishkrimin “mbret”, duke shprehur hapur përkrahjen për të.

Më 20 janar Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë së vendosur nga Gjykata e Kukësit duke u larguar në drejtim të paditur.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Ndaj saj është vendosur masa “arrest shtëpie”, prandaj është e detyruar të qëndrojë në banesë.

Burimi: Panorama.al

Lini një përgjigje