FOTO- 32 vjeçari përfshihet në aksidentin e frikshëm ku automjeti u shkatërrua plotësisht/ Zbulohet pas 6 orësh nga gruaja

0
3

Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë Saint-Polgues në Francë.

Automjeti me të cilën udhëtonte i riu shqiptar përfundoi në një livadh poshtë rrugës, duke u përplasur fort me një pemë.

Shqiptari i aksidentuar kaloi rreth 6 orë në vendin e ngjarjes para se të zbulohej nga shërbimet e urgjencës. I politraumatizuar, shqiptari përfundoi në Spitalin Roanne.

Mediat franceze bëjnë me dije se shqiptari ishte nisur rreth orës 5:45 të mëngjesit për të shkuar në punë.

Ndërsa udhëtonte në Departamentin 8 për t’u bashkuar me autostradën A 89 drejt Lionit, humbi kontrollin e automjetit tip Peugeot 207 për një arsye ende të panjohura, rreth orës 6 të mëngjesit.

Automjeti kaloi rrugën, pastaj u zhyt në një livadh dhe pas disa rrokullisjeve, u ndal tek një pemë siç shihet edhe në foto. Përplasja ishte aq e dhunshme, sa ka shkatërruar thuajse plotësisht mjetin.

6 orë në pritje të ndihmës

I mbetur brenda rrënojave të makinës, 32 vjeçari priti për ndihmë rreth 6 orë. Alarmi u dha rreth orës 8:30 të mëngjesit nga familja e tij, e shqetësuar për faktin se nuk dilte në telefon.

Xhandarët filluan shpejt një kërkim, duke u përpjekur të gjenin makinën me GPS dhe shoferin e saj me celularin. Më në fund ishte gruaja e tij ajo që zbuloi automjetin e aksidentit rreth orës 12 të mesditës.

Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Xhandarët nisën një hetim për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply