Fondi i ndihmës në Amerikë, Trump kërkon më shumë, rrezikohet sistemi

0
26

Dita e 26 dhjetorit shënoi humbjen e mundësisë për miliona amerikanë që të marrin shpërblimet e tyre prej 600 dollarësh në muaj si pasojë e vështirësisë ekonomike të krijuar nga koronavirus, teksa presidenti në detyrë Donad Trump refuzon të firmosë dekretin që do lëvronte fondin e nevojshëm.

Dhe këtë hap e bazon tek fakti se fatura prej 892 miliardë dollarë e kaluar me kaq shumë vështirësi nga Senati nuk përbente shumën e duhur për të kompensuar humbjet e mëdha të amerikanëve në pandemi.

“Pse nuk duan politikanët t’i japin qytetarëve nga 2000 dollarë në muaj, por vetëm 600?”, ishte komenti i Trump në rrjetin social Twitter, teksa po kalon pushimet e festes nga vila rezidenciale në Florida.

Ky qëndrim i presidentit ka lënë të habitur edhe vetë republikanët e partisë së tij. Pa firmën e presidentit, rreth 14 milionë qytetarë mund të humbasin ndihmën, sipas departamentit të Punësimit. Si rrjedhojë, një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të pasojë duke filluar nga e marta, nëse Kongresi nuk aprovon kalimin e fondit pa mbështetjen e presidentit, sikurse ia lejon ligji.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden reagoi në lidhje me situatën e krijuar. Nëpërmjet një deklarate ai e akuzoi presidentin Trump se po heq dorë nga përgjegjësitë e tij, dhe kjo do të sjellë pasoja të rënda. “Kjo faturë është më se e nevojshme dhe duhet të firmoset sa më parë, sikurse e parashikon ligji”, ishin fjalët e tij.

Shumë ekonomistë gjithashtu janë dakord me faktin se kjo faturë nuk mbulon të gjitha vështirësitë e krijuara në periudhën e pandemisë,  por gjithsesi mbetet më mirë sesa asgjë.

Lini një përgjigje