8.5 C
Tiranë
HomePolitike"Foltorja" në Kamëz! Berisha: Pres demokratët në Pallatin e Kulturës

“Foltorja” në Kamëz! Berisha: Pres demokratët në Pallatin e Kulturës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Kamëz. Ai do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës me demokratët e Kamzës dhe të Paskuqanit. Berisha fton të gjithë qytetarët që të jenë prezentë në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës.

POSTIMI:

Sot ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Bashkise se Kamzes Foltorja me demokratet dhe demokratët e Kamzes dhe Paskuqanit. Vetem te bashkuar fitojme. Rrofte Partia Demokratike. sb

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Lezhë dhe në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment