12.3 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Florian Marku shan në shqip teksa ishte duke u bërë gati të bënte intervistën në televizionin e njohur anglez (VIDEO)

Florian Markut nuk i ka pëlqyer vendimi i gjyqtarit që meçi mes tij dhe Jamie Stwart të përfundonte me barazim.

Boksieri shqiptar, që tashmë jeton në Londër, ka thënë se ai e meritonte të fitonte këtë duel, pasi kundërshtari i tij nuk kishte arritur madje të gjuante një goditje si duhej.

Derisa po bëhej gati që të jepte intervistën pas meçit, Marku për një moment harroi se zëri i tij mund të dëgjohej në kamer.

Ai dëgjohet duke sharë në gjuhën shqipe për mënyrën se si ka vlerësuar gjyqtari takimin që u zhvillua të shtunën mbrëma.

Boksieri shqiptar ishte aty me kundërshtarin e tij që e përshkroi si rival të fortë, mirëpo në këtë duel ishte më i mirë se ai.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit