8.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowbiz nga BotaFilmi “Virgjëresha shqiptare” do të ketë premierën botërore në Varshavë

Filmi “Virgjëresha shqiptare” do të ketë premierën botërore në Varshavë

Filmi ”The Albanian Virgin” nën regjinë e Bujar Alimanit do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar.

Me lajmin e premierës, është lansuar po ashtu edhe trailer-i i filmit me regji të Bujar Alimanit. Rina Krasniqi, mban rolin kryesor, atë të Luanës.

Cila është premisa e filmit?

Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë. 

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment