11.5 C
Tiranë
KryefaqjaRecetaFasule pllaqi - Receta ideale për ditët me shi!

Fasule pllaqi – Receta ideale për ditët me shi!

Pa dyshim fasulet mbeten ndër gjellët më të preferuara të shqiptarëve.

Ju sugjerojmë më poshtë recetën e përgatitjes së fasuleve pllaqi në furrë, një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen në këto ditë me shi!

Përbërësit: 

▪︎500 gr fasule të mëdha

▪︎2 qepë të thata

▪︎spinaq

▪︎djathë të bardhë

▪︎majdanoz

▪︎vaj ulliri

▪︎1 thelb hudhër

▪︎piper i kuq

▪︎fara speci djegës

Përgatitja:

 Në fillim kemi zier fasulet duke i shtuar një qepë të ndarë në katërsh. I lëmë të ziejnë plotësisht. Më pas kemi shtuar në tigan vaj ulliri, qepën dhe e skuqim lehtë, hudhrën, spinaqin, majdanozin dhe erëzat.


Vendosim në tavë fasulet dhe spinaqin që përgatitëm, copa djathi dhe spërkasim me piper të kuq dhe të zi, vaj ulliri dhe e lëmë të piqet në furrë sa të trashet lëngu mirë.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera