8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Erion Veliaj përdor 21-janarin politikisht, urdhër punonjësve të nxjerrin prindërit në tubim (Mesazhi)

Nëse del bllof duke përdorur politikisht punonjësit e administratës, atëherë ka edhe një zgjidhje tjetër. Mund të përdoren familjarët e tyre. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për të mbledhur sa më shumë pjesmarrës në tubimin që pritet të organizohet nesër para Kryeministrisë, në 10-vjetorin e protestës së dhunshme të organizuar nga opozita e asaj kohe, 21 janarin e vitit 2011.

Shijak TV ka siguruar një mesazh që iu është dërguar të gjithë punonjësve të bashkisë, ku urdhërohen që nesër në orën 10 paradite, të kenë prezent në këtë tubim prindërit e tyre. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se të njëjtin urdhër  punonjësit e kanë marrë edhe verbalisht nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike, Erind Bejko.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit