29.5 C
Tiranë
HomeAktualitetEra e fortë nxjerr jashtë kontrollit një vatër zjarri në Kukës/ Izolohen...

Era e fortë nxjerr jashtë kontrollit një vatër zjarri në Kukës/ Izolohen flakët në zonat e tjera të këtij qarku

Është përmirësuar situata në Qarkun e Kukësit nga zjarret e rëna, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

Komisioni i Mbrojtjes Civile njofton sot se vetëm një vatër zjarri në Kukës nuk është futur ende nën kontroll, për shkak të erës së fortë, ndërsa që disa vatra të tjera janë izoluar dhe po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa disa të tjera janë shuar plotësisht.

Situata sipas komisionit te mbrojtjes civile:
Nga informacionet e sapo marra për situatën e zjarreve në Qarkun Kukës ju informojmë se:
Në bashkinë Kukës, -Vatra e zjarrit të rënë në afërsi të fshatit Shtanë Nj.Adm.Malzi është shuar plotësisht.
-Vatra e zjarrit të rënë në zonën pyjore afër fshatit Koder Geshtenjë Nj.Ad Kalis është vendosur nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të tij. Për shuarjen e kësaj vatre zjarri Krahas punonjësve të Nj.Ad janë angazhuar 17 forca të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse.
-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi me gjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës nuk është bërë e mundur futja e saj nën kontroll pasi ka patur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.

Në Bashkinë Has
– Vatra e zjarrit të rënë në Fshati Metaliaj, Nj.Ad.Fajza. Jane djegur rreth 0.6Ha siperfaqe pyll Lisi.
Forcat e angazhuara: 6 forca zjarrfikese, 6 forca vullnetare dhe sherbimi pyjor. Vatra e fikur plotesisht.
– Vatra e zjarrit të rënë në Fshati Helshan, Nj.Ad.Golaj. Jane djegur rreth 2 Ha siperfaqe livadh, therrishte dhe shkurre.
Forcat e angazhuara 4 forca zjarrfikese dhe forca vullnetare. Vatra e fikur plotesisht.
– Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad.Fajza. Jane djegur rreth 1.5 Ha siperfaqe livadh dhe therrishte.

Forcat e angazhuara forcat zjarrfikese 4 dhe forcat vullnetare. Vatra e fikur plotesisht.
– Vatra e zjarrit të rënë në Fshati Pogaj, Nj.Ad Gjinaj.Zjarri i izoluar dhe i fikur pjeserisht. Po punohet akoma per fikjen e plote te vatrave te mbetura.
Forcat e angazhuara Sherbimi pyjor 5 dhe forcat vullnetare.

-Në bashkinë Tropojë
Vatrat e zjarrit ne territorin e Tropojes te rena dje:
-Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad. Margegaj fashati Çerem eshte izoluar dje nga pasditja. Nga banoret e zones, punonjes te ZM 5 dhe punonjes te Bashkise , sip 800 m2.
– Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad. Lekbibaj fshati Betosh &Shengjergj zjarri eshte izoluar dhe eshte nen kontroll, kapacitetet, grup vullnetar , komisariati i policise dhe punonjes te bashkise, sip 3 ha.
Në shkallë Qarku sipas bashkive:
Në bashkinë Kukës.
Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi është aktive.
Vatra e zjarrit të rënë në Kodër Geshtenjë Nj.Ad Kalis është izoluar dhe po punohet për shuarjen e saj.
Në bashkinë Tropojë vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shengjergj është izoluar dhe po punohet për shuarjen e saj.
Në bashkinë Has
Vatra e zjarrit të rënë në Pogaj Nj.Ad Gjinaj është izoluar plotësisht dhe po punohet për shuarjen e saj.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje