20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Elon Musk shpjegoi vetëm me 3 fjalë se si mund të bëhesh ekspert në çdo gjë

Po të keni dëshirë mund të bëheni ekspert në pothuajse gjithçka nëse lexoni mjaftueshëm libra. Dhe Musk i përgjigjet më së miri pyetjes se si mësoi të ndërtonte raketa për udhëtime në hapësirë, vetëm me tre fjalë: “Unë lexoj libra”.

Musk nuk është shkencëtar i raketave, të paktën jo siç mendojmë ne. Ai ka një diplomë bachelor në ekonomi dhe një tjetër në fizikë dhe megjithëse hyri në programin PhD të Stanfordit në fizikën energjike / shkencën e materialit, ai u tërhoq pas dy ditësh për të nisur Zip2, një kompani softuerësh. Disa vjet më vonë bashkëthemeloi kompaninë që do të bëhej PayPal, të cilën eBay e bleu për 1.5 miliardë dollarë.

Ishte në këtë pikë, që Musk filloi të shikonte kolonizimin e Marsit. Ai u përpoq të blinte raketa nga rusët, por ata kërkuan një çmim që madje edhe një milioner nuk mund ta përballonte dhe në përgjithësi refuzuan ta merrnin seriozisht. Kështu, Musk i tha konsulentit të hapësirës ajrore Jim Cantrell, i cili po punonte me të se, ata do të ndërtonin vetë raketat.

Ai i tregoi Cantrell planet e tij dhe Cantrell mendoi: “Do të jem i mallkuar – kjo është arsyeja pse ai ka marrë hua të gjithë librat e mi”. Musk kishte “gëlltitur” librat shkollorë të Cantrell për ndërtimin e raketave dhe ishte shndërruar në një ekspert. “Ai dinte gjithçka”, tha Cantrell për Esquire. “Ai kishte planifikuar të ndërtonte një raketë gjatë gjithë kohës”, dhe kështu lindi SpaceX.

Funksionon edhe nëse nuk jeni Elon Musk.

Argumentimi i njerëzve  është se “Musk mësoi të ndërtonte raketa duke lexuar libra. Pra, ai është një gjeni. Njerëzit e zakonshëm nuk mund ta bëjnë këtë”. Por ata munden. Dhe kjo vjen jo nga aftësia që njerëzit mund të kenë, por siç e thotë dhe vetë Musk nga leximi i librave.

Dëshironi të lexoni vetë rrugën drejt suksesit?

Filloni me një mendim pozitiv – besimi se aftësitë tuaja nuk janë fiksuar në një gur, por mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe se mund t’i zgjeroni dhe ndryshoni ato nëse jeni të gatshëm të bëni përpjekje. Funksionon për Musk: Dikush me një diplomë bachelor në ekonomi dhe fizikë që beson se mund të mësojë të ndërtojë raketa  ka një mendim pozitiv dhe vullnet për ta arritur vërtet atë. Nëse keni mundësi, bëni atë që bëri Musk kur u lidh me Cantrell. Gjeni një ose më shumë mentorë që mund t’ju këshillojnë dhe t’ju ndihmojnë të drejtoni të mësuarit tuaj. Të paktën, mentori mund t’ju ndihmojë të kuptoni se cilët libra të lexoni për të ndërtuar një ekspertizë më të shpejtë.

Dhe së fundi, vëre në provë atë ekspertizë. Dan Coyle, i cili ka shkruar disa libra shumë të shitur në lidhje me atë që bënë disa individë dhe disa ekipe, më të suksesshëm se të tjerët, rekomandon që të shpenzoni 30% të kohës tuaj duke mësuar dhe 70% duke testuar njohuritë tuaja të sapo gjetura. Pra, për të zhvilluar ekspertizën, provoni njohuritë, mundësisht duke provuar gjërat në botën reale.

Kjo është ajo që bëri Musk kur filloi të ndërtonte raketa, disa prej të cilave u rrëzuan ose dilnin jashtë kursit para se ai dhe ekipi i tij të kuptonin se si t’i bënin ato të fluturonin në destinacionin e duhur. Këtë verë, NASA u besoi raketave SpaceX për të dërguar astronautë në hapësirë ​​nga SH.B.A. për herë të parë në nëntë vjet. Është një arritje e madhe dhe gjithçka filloi me një mal me libra shkollorë të huazuar.

Burimi: INC & businessmag.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit