11.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowbiz nga BotaEleni Foureira konfirmon lidhjen me futbollistin spanjoll Alberto Botia

Eleni Foureira konfirmon lidhjen me futbollistin spanjoll Alberto Botia

Këngëtarja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira, prej vitesh përflitet se është në lidhje me futbollistin e njohur, Alberto Botia.

Ata madje vitin e kaluar u fotografuan së bashku me pushime, ndërsa shiheshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ishte revista greke “Hello”, ajo e cila kishte shpërndarë imazhet paparaci, të cilat vërtetonin lidhjen e këngëtares shqiptare me futbollistin spanjoll.

E konfirmimin për lidhjen e tyre e ka bërë së fundmi edhe vet Eleni, me publikimin e një fotografie me të dashurin e saj para pasqyrës.

Ajo ka vendosur thjeshtë dy emoji zemre në mbishkrimin e fotografive, duke bërë kështu të ditur se ka pozuar në krahët e mashkullit që ia ka marrë zemrën.

Vitin e kaluar, gazetari i njohur grek Aris Kavatzikis, i cili kishte gjurmuar lidhjen e tyre, ishte shprehur se ka pasur kriza më parë rreth çiftit, por që ata i kanë dhënë vetes nga një mundësi të dytë.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena”, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,563FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment