20.5 C
Tiranë
HomeBotaEksperti amerikan: Mbrojtja kibernetike është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”/ Kina...

Eksperti amerikan: Mbrojtja kibernetike është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”/ Kina do të dominojë inteligjencën artificiale

Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara veçse e kanë humbur garën me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.

Në disa komente për të përditshmen britanike, Financial Times, Chaillan, i cili ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji në shenjë proteste të asaj që e ka quajtur rrugë të ngadalshme të zhvillimit tekonologjik të ushtrisë amerikane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “mundësi që të garojnë kundër Kinës në 15 apo 20 vjetët e ardhshëm”.

“Tani për tani, është çështje e kryer. Sipas meje, është gjë e kryer”, ka thënë ai.

Chaillan po ashtu ka thënë se mbrojtja kibernetike në disa departamente qeveritare në SHBA, është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”.

Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është duke punuar me shpejtësi për të zhvilluar teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, gjenetikën dhe biologjinë artificiale.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,780FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment