11.5 C
Tiranë
KryefaqjaAktualitet"E mbush sallën më shumë se Berisha,por nuk dua që të ndihet...

“E mbush sallën më shumë se Berisha,por nuk dua që të ndihet keq!” Basha ashpërson tonet ndaj ish-kryetarit të PD-së

Kreu i PD Lulzim Basha, është shprehur se nuk del në bazë në këtë kohë për të mos garuar me ish-kryeministrin Berisha se kush do t’i mbush më shumë sallat me demokratë. Megjithatë, Basha tha se e ka më të lehtë se Berisha të mbledhë demokratët, por nuk do ta bëjë këtë të fundit të ndihet keq.

Pse nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarësinë?

“- Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj, nga ata që bëjnë gara në momente të tilla, me autokolonë apo se kush mbush sallën më shumë. E kam më të lehtë po nuk dua të vendos në pozita inferioritet zotin Berisha.

Jam vetëpërmbajtur dhe do vetëpërmbahen, me bindjen e thellë, se siç janë të qartë demokratët, unë dhe shqiptarët, që çdokush që është i zemëruar të qetësohet. Oportunistëve dhe inatçorëve ju them se rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që po bëni me gjendjen e ish-kryetarit, fatura do tju vijë sikur nuk ua kam dhënë në 8 vite. Fatura politike domethënë…”

Cilat janë ish-ministrat e PD që kanë janë pasuruar gjatë qeverisjes së Ramës?

“- I dini ju të medias. I dinë pronrët tuaj. E di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Shikoni kush është graduar dhe pasuruar pas 2013. Kanë vendosur që në 8 vite në qeverisjen e PD janë pasuruar, dhe në 8 vite në opozitë nuk janë kujtuar. Demokratët i njohin.”

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera