11.5 C
Tiranë
KryefaqjaPolitikeE mbajtën mbi 2 orë në Prokurori, flet Berisha: Po ju tregoj...

E mbajtën mbi 2 orë në Prokurori, flet Berisha: Po ju tregoj çfarë dëshmova, Lul Brava i rrethuar nga vrasës dhe…

Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku dëshmoi për më shumë se dy orë mbi dhunën në protestën e 8 janarit.

Ashtu siç edhe paralajmëroi, Berisha ka ndarë edhe një opinion për mediat, ku është shprehur se në Prokurori është thirrur nga Edi Rama dhe jo nga Lulzim Basha.

Berisha tregoi ato që tha para prokurorit të çështjes, Elio Mazreku.

“U thirra me urdher te kreut te Meduzes. Erdha ne respekt te atyre parimeve me te cilat jam i mbrojtur”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se Basha ishte brenda në seli me persona të armatosur e me precedentë penalë.

“Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera