12.5 C
Tiranë
HomeSportE BUJSHME! Shifra të frikshme për divorcin me Uandën, Ikardi: Nëse s’më...

E BUJSHME! Shifra të frikshme për divorcin me Uandën, Ikardi: Nëse s’më fal, nuk luaj më!

Çështja e ndarjes së Mauro Ikardit me Uanda Narën ka pushtuar mediat rozë, të cilat nuk përtojnë të merren me këtë, rast duke hyrë deri në detaje.

Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.

Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë.

Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi i PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.

“Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për t’u ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.

Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment