5.5 C
Tiranë
KryefaqjaPolitikeDy vjet pas termetit/ Monika Kryemadhi: Duhet të merret çdo masë që...

Dy vjet pas termetit/ Monika Kryemadhi: Duhet të merret çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në…

Dy vjet pas termetit shkatrrimtar që goditi vendin tonë, ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

“Në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari”, shkruan Kryemadhi.

Ja postimi i plotë:

Dy vjet më parë, tërmeti i pasojave shkatërrimtarre, i mori jetën 51 shqiptarëve, plagosi qindra të tjerë dhe shkuli nga themelet vendin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë shoqërinë. Ne i bashkohemi familjeve të viktimave, teksa përkujtojnë sot të dashurit e tyre.

Ende, kjo ngjarje kumbuese në zemrat e çdo shqiptari anë e mbanë botës, nuk ka qenë mësim i mjaftueshëm, që Shqipëria të ishte sot më e përgatitur ndaj katastrofave natyrore.

Në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari.

Do t’i jemi përherë mirënjohës partnerëve që i’u gjendën pranë popullit shqiptar në ato ditë të vështira, si dhe për gadishmërinë e treguar për ndihmë konkrete në procesin e rindërtimit pas tërmetit. Mirëpo, sfida të ngjashme mund të ketë edhe në të ardhmen e afërt. Ndaj, me ekonominë modeste që ka, Shqipëria duhet të mënjanojë shpenzimet për luks qeveritar dhe të prioritarizojë shtetin dhe qytetarin.

Qëndro me ne
14,722FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera