Dy aksidente në akset e vendit/ Makina ku lëvizte familja nga Kosova humb kontrollin dhe përplaset, kalimtarët nxjerrin fëmijën nga mjeti

0
19
aksident

Dy aksidente kanë ndodhur sot në akset e vendit. Në aksin rrugor Milot-Rrëshen një mjet tip “BMW” në të cilën lëvizte një familje nga Kosova humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët, mes të cilëve dhe një fëmijë 5-vjeçar nuk morën lëndime. Për nxjerrjen nga mjeti të fëmijës ndërhynë kalimtarë të rastësishëm.

Një aksident ndodhi po sot në aksin rrugor Belsh – Kuçovë. Në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur  me  një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Burimi: Panorama

Lini një përgjigje